Zjarri përfshin Shkopetin, digjen dy banesa, banorët kërkojnë ndihmë urgjente

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Shkopetit, duke shkaktuar dëme të rënda materiale.

Deri më tani raportohet se dy banesa janë djegur plotësisht, fatmirësisht pa pasur persona brenda tyre në momentin e shpërthimit të flakëve.

Zjarri ka shpërthyer më shumë se një orë më parë dhe aktualisht ndodhet jashtë kontrollit. Banorët e zonës po përballen vetë me flakët, duke u përpjekur të mbrojnë shtëpitë e tyre me mjete rrethanore, ndërsa bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente nga zjarrfikësit dhe autoritetet përkatëse.


Shtuar 19.07.2025 20:49