Neutralizohet celula terrorise e Iranit, ushtria izraelite operacion në jug të Sirisë

Disa persona janë arrestuar sipas ushtrisë izraelite pasi dyshohen si anëtarë të një “celule terroriste të aktivizuar nga Irani”, gjatë një operacioni të zhvilluar në jug të Sirisë.

Sipas raportimeve, tre persona janë ndaluar nga ushtria izraelite. Pas informacioneve të siguruara kohët e fundit, operacioni u realizua gjatë natës.

Trupat izraelite gjetën dhe sekuestruan armë zjarri dhe granata dore në zonat ku u kapën të dyshuarit.

“Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) nuk do të lejojnë që organizata terroriste apo elementë armiqësorë të vendosen në këtë zonë”, thuhet në deklaratën zyrtare të ushtrisë izraelite.


Shtuar 2.07.2025 20:20