Ditën e sotme në vendin tonë, do të vijojë depërtimi i masave ajrore nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta.
Herë pas here, priten vranësira të lehta e kalimtare në zonat verilindore dhe juglindore të Shqipërisë.
Parashikohet që pasditja dhe nata të mbeten të kthjellëta dhe të nxehta në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit deri në 40°C, pritet vlera maksimale në qarkun e Elbasanit dhe Beratit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.