Ish-këshilltari i Trump për sigurinë, John Bolton është shprehur se vendimi për shpalljen non grata të Sali Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka qenë i nxituar. Bolton në një intervistë në “Off the Record” tha se ky vendim është i ndikuar politikisht dhe duhet të rishihet.
“Këto vendime kanë qenë subjekte të ndikimeve politike. Unë mendoj që duhet rishikuar nuk e di deri në çmasë duhet të shkojë por dhe mendoj se nuk ishte i duhur dhe duhet të rishihet,” u shpreh ai. Bolton shtoi duhet të gjendet një zgjidhje e shpejtë për këtë vendim.
“Mendoj që është pak nga të dyja shpresoj të kthehesha mbrapa dhe ta ribëja kjo është e pamundur por por shpresoj që të gjemë zgjidhje të shpejtë dhe të kemi një sjellje normale”, theksoi ai.