Iran-Izrael, Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore e diktuar nga aventurizmi i Tel Avivit, ka marrë fund

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli.

Në një mesazh drejtuar kombit iranian, i publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve IRNA, Pezeshkian shprehu bindjen se ky kapitull i dhunshëm tashmë është mbyllur.

Ai nuk dha detaje për marrëveshje të mundshme, por theksoi se vendimi për t’i dhënë fund përplasjes vjen në emër të stabilitetit dhe mbrojtjes së sovranitetit iranian.

“Sot, pas rezistencës heroike të kombit tonë të madh, i cili po shkruan historinë me vendosmërinë e tij, ne jemi dëshmitarë të vendosjes së një armëpushimi dhe përfundimit të kësaj lufte 12-ditore, të imponuar nga aventurizmi dhe provokimet e Izraelit”, shkroi Pezeshkian.


Shtuar 24.06.2025 20:53