Ka arritur marrëveshjen personale me Barçën, Bayern Munich ofertë të “çmendur” për Nico Williams

Nico Williams prej ditësh thuhet se ka arritur marrëveshjen personale me Barcelonën. Këto të fundit janë në bisedime me Athletico Bilbaon për transferimin e tij.

Por për t’iu prishur punë katalanasve ka menduar Bayern Munich. Gjermanët sipas mediave bëhet me dije se i kanë bërë spanjollit një ofertë më të madhe se ajo e Barçës.

Ata i kanë propozuar lojtarit një pagë prej 12 milionë eurosh neto në vit. Por te Barça besojnë shumë se futbollisti do të transferohet në “Camp Nou” pavarësisht ofertës së bavarezve.


Shtuar 23.06.2025 14:35