Protesta të mëdha kanë shpërthyer sot në disa vende të Lindjes së Mesme në përgjigje të sulmeve të fundit ushtarake të Izraelit ndaj Iranit.
Mijëra qytetarë janë mbledhur në rrugët e Teheranit, Bagdadit, Bejrutit dhe Sanaas, duke brohoritur slogane kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, mes frikës në rritje për një përshkallëzim të luftës.
Në kryeqytetin iranian, Teheran, demonstruesit valëvitnin flamuj kombëtarë dhe mbanin në duar portrete të komandantëve të vrarë që nga shpërthimi i armiqësive, në skena të transmetuara nga televizioni shtetëror.
Shumë prej tyre brohoritnin slogane duke u zotuar për besnikëri ndaj udhëheqjes së vendit, me një pankartë që shkruante: “Do të sakrifikoj jetën time për udhëheqësin tim”, duke iu referuar Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.
“Kjo është e premtja e solidaritetit dhe rezistencës së kombit iranian në të gjithë vendin”, deklaroi një prezantues i televizionit shtetëror, ndërsa tubime të ngjashme u raportuan në qytete duke përfshirë Tabrizin në veriperëndim dhe Shirazin në jug.
Në Irak, mijra ndjekës të klerikut shiit me ndikim Moqtada Sadr u mblodhën në qytetin Sadr të Bagdadit dhe në qytete të tjera në të gjithë vendin.
Duke brohoritur “Jo Izraelit! Jo Amerikës!”, turmat demonstruan në kundërshtim si me Tel Avivin ashtu edhe me Uashingtonin.
Ndërsa Sadr më parë ka kritikuar milicitë irakiane të mbështetura nga Teherani, ai mban ndikim të rëndësishëm midis shumicës shiite të Irakut.
Në liban qindra mbështetës të Hezbollahut u mblodhën në periferitë jugore të Bejrutit, bastionit të grupit. Protestuesit mbanin flamuj Iranian, Hezbollahut dhe Libanit, ndërsa disa shfaqnin imazhe të Ajatollah Khameneit.