Kontroll nga BKH në biznesin e blerë së fundmi, reagon biznesmeni Ergys Agasi

Biznesmeni dhe ish-zyrtari, Ergys Agasi, ka reaguar për CNA, pas kontrolleve të ushtruara në një nga aktivitetet e tij, me urdhër të SPAK. Urdhri u dha nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme, Bledar Maksuti.

Në prononcimin për CNA, Agasi theksoi se është i hapur për çdo lloj hetimi.

“E kam thënë që në krye të herës. Jam i hapur për çdo lloj hetimi dhe vihem në dispozicion të organeve të drejtësisë. Sot është ushtruar kontroll në një nga aktivitetet e mia, të blera pak kohë më parë, që është përfshirë në një hetim penal nga SPAK. Siç e theksova, jam i hapur për çdo lloj hetimi”,-reagoi Agasi.

Agasi e dha këtë prononcim pas interesimit në lidhje me kontrollet e kryera nga SPAK dhe lajmet e përhapura në media në lidhje me këto kontolle, por edhe spekulimet për një urdhër arresti që rezultoi i pavërtetë.


Shtuar 19.06.2025 22:48