Me kokën mbështetur te Rama, Ali Ahmeti nxjerr fotot: Tek unë ka një vëlla dhe një derë të hapur

Nuk kanë munguar as fotot nga Forumi i Prespës që po zhvillohet në Ohër.  Kryetari i Partisë “Bashkimi Demokratik për Integrim”, Ali Ahmeti ka publikuar disa pamje, ku bie në sy afrimiteti i madh me  kryeministrin Edi Rama.

Krahas fotove të nxjerra, Ahmeti ka bërë dhe një dedikim të veçantë për kreun e qeverisë shqiptare.

“I veçantë është Edi, kënaqësi të flasim shtruar e vëllazërisht për punët dhe fatet tona të përbashkëta. E urova për fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe si gjithmonë, pa asnjë dyshim, e sigurova që tek unë ka një vëlla dhe një derë të hapur për punë të mbara,”-shkruan ai.

 


Shtuar 2.07.2021 13:38