Mitrovic: Pres një lojë të vështirë, Shqipëria është një ekip i mirë dhe i organizuar

Një ditë para sfidës së madhe në “Air Albania”, trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, dhe kapiteni i ekipit, Aleksandar Mitroviç, dolën para mediave në një konferencë për shtyp.

Stojkoviç vlerësoi Kombëtaren shqiptare, duke e cilësuar si një skuadër të mirë, me lojtarë të talentuar dhe të organizuar.

Ndërkohë, Mitroviç tha se e pret një përballje të vështirë, duke e cilësuar Shqipërinë si një kundërshtar me cilësi:

“Pres një lojë të vështirë. Është një ekip i mirë, i organizuar dhe me lojtarë të mirë. Ne jemi të fokusuar në përgatitjet tona. Shpresoj që të arrijmë ta mbyllim këtë fazë të kualifikimeve në mënyrë të shkëlqyer.”

Ndeshja Shqipëri–Serbi zhvillohet të shtunën në orën 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

/gazetablic sport/