Ish-lojtari i Milanit, Zvonimir Boban, ka komentuar zhvillimet më të fundit të klubit kuqezi, teksa është pranë rikthimit në rolin e presidentit të Dinamo Zagreb.
Në një intervistë për Sky, Boban vlerësoi zgjedhjet e fundit të drejtuesve të Milanit dhe veçanërisht emërimin e Igli Tares si drejtor sportiv.
Boban tha se Igli Tare është një profesionist që e kupton futbollin dhe që ka arritur suksese të mëdha me Lazion.
Ai theksoi rëndësinë e përkushtimit të Tares dhe aftësinë e tij për të analizuar çdo detaj, duke e quajtur atë një nga njerëzit që mund të japë shumë për klubin e madh italian.
“Tani është kuptuar, ka ardhur drejtori i duhur sportiv dhe ai është një drejtor sportiv shumë i mirë, të paktën sipas mendimit tim”.
“Ai është dikush që e kupton futbollin, ai arriti shumë rezultate të mira me Lazion, dikush që mendon për çdo detaj, që punon 24 orë në ditë, që do të jetë pranë ekipit, që do të kuptojë momentet, kur duhet të ndërhyjë me lojtarët dhe me trajnerin. Kjo shifër është e nevojshme”, deklaroi Boban.
Me fjalët e tij, Boban la të kuptohej se prania e një drejtori si Igli Tare mund të jetë një faktor kyç për të rikthyer Milanin në nivelin më të lartë të futbollit evropian.
Boban, i cili ka një të kaluar të ndritur si pjesë e “Rossonerëve”, i ka ndjekur gjithmonë me interes zhvillimet e klubit të tij të zemrës.