Serbi/ Arrestimi i aktivistëve, vazhdon bllokada e gjykatës në Novi Sad

Në Novi Sad po zhvillohet dita e pestë e bllokadës së Gjykatës së Lartë, në shenjë proteste për ndalimin e gjashtë aktivistëve dhe studentëve që ndodhen në paraburgim prej më shumë se dy muajsh, nën akuzat për përpjekje për ta rrëzuar rendit kushtetues.

Bllokada më 15 maj, me thirrjen e studentëve, pasi gjykata mori vendim për zgjatjen e paraburgimit aktivistëve dhe studentëve.

Studentët, bashkë me qytetarë dhe aktivistë, qëndruan para gjykatës edhe gjatë fundjavës.  Ashtu si në ditët e para të protestës, edhe të hënën në mëngjes qytetarë, studentë dhe aktivistë u mblodhën para ndërtesës së gjykatës, ndërsa policia ishte e pranishme pranë hyrjes kryesore.

Të gjitha hyrjet ishin të bllokuara, dhe organizatorët thanë se do të qëndrojnë aty deri në lirimin e të ndaluarve.  Studentët u bënë sërish thirrje punonjësve të përfshirë në çështjen gjyqësore që të shkojnë në punë.

“Nuk ka nevojë të futen nga hyrjet anësore, le të hyjnë nga kryesorja do t’i lejojmë”, deklaruan ata.

Para gjykatës ndodhej edhe familja e profesoreshës dhe aktivistes nga Novi Sadit, Marija Vasiq, e cila ndodhet në grevë urie në paraburgim. Ajo u transferua në fundjavë në spitalin e burgut në Beograd për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

I biri, Millan Çanak, tha se familja nuk ka marrë asnjë informacion zyrtar për gjendjen e saj. Marija Vasiq e nisi grevën më 13 maj.

Të hënën reagoi edhe Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, duke thënë se të gjitha informacionet e lejueshme me ligj për gjendjen shëndetësore të Marija Vasiqit janë të disponueshme për publikun qysh nga fillimi.  Sipas komunikatës, në ditën e parë të transferimit të saj në spitalin e burgut në Beograd, autoritetet njoftuan se ajo ishte vendosur në terapi me infuzion dhe se përkujdesja ndaj saj vazhdon në Spitalin Special të Burgut pas zhvendosjes nga Novi Sadi.


Shtuar 19.05.2025 16:05