VIDEO/ Bolonja e mund në finale Milanin dhe çon trofeun pas 51 vitesh pritje

Bolonja është fituesja e këtij edicioni të Kupës së Italisë, pasi ka mundur në finale pas një ndeshje shumë të luftuar ekipin e Milanit.

Ndeshja mes dy skuadrave nisi e zjarrtë, me raste në të dy portat, por më pas ata ia dolën të mbanin larg katërkëndorit sulmuesit e rrezikshëm të të dy skuadrave. Ndaj për të parë golin u desh të pritej pjesa e dytë e ndeshjes, kur Bolonja ia doli të mposhte Menja me një gjuajtje të Ndoye (SHIKO GOLIN – VIDEO).

Pritej një reagim i Milanit, por ai ishte shumë i vakët, pasi skuadra e Konseisaos rrallëherë u shfaq para Skorupskit deri në vërshëllimën përfundimtare.

Kështu, Bolonja triumfoi 1-0 dhe siguroi trofeun e tretë të Kupës së Italisë në historinë e tij, 51 vite pasi e kishte bërë një gjë të tillë për herë të fundit. Ndërsa te Milani vazhdon mallkimi në një turne që nuk e fiton që nga viti 2003.


Shtuar 15.05.2025 00:10

Tags: ,