Kërkesa për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë për shkak të Giro d’Italias, dështon mbledhja e Komisionit Rregullator

Mbledhja e Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e thirrur për të shqyrtuar projektvendimin “Për shtyrjen e orarit të votimit për 55 qendra votimi në qarkun Vlorë”, ka dështuar pas largimit të anëtarëve të opozitës.

u zhvillua me kërkesë të anëtarit të Rregullatorit, z. Arens Çela, dhe ishte parashikuar të mbahej në orën 17:00. Por menjëherë pas nisjes, anëtarët e zgjedhur nga radhët e opozitës u larguan nga salla, duke e bërë të pamundur vijimin e mbledhjes.

Pas tyre, mbledhjen e braktisi edhe juristi i Partisë Demokratike, Franci Nuri. Ndërkohë, anëtarët e zgjedhur nga mazhoranca vijuan të qëndronin në sallë, por pa kuorumin e nevojshëm për të marrë vendime. Kryetari i mbledhjes, Ilirjan Muho, sqaroi se pa kuorum nuk mund të procedohej më tej.

“Nuk kemi kuorum për të shqyrtuar projektvendimin, mbledhja nuk mund të vazhdojë,” deklaroi përfaqësuesi i Rregullatorit, Denar Biba.

Kjo situatë shënon dështimin e përpjekjes për të zgjatur orarin e votimit në qarkun e Vlorës, ku ishin evidentuar problematika në disa qendra votimi. Rrjedhimisht, orari i mbylljes në ato qendra mbetet i pandryshuar, sipas vendimit fillestar të KQZ-së.


Shtuar 11.05.2025 18:15