Temperatura rekord në Kanada, dhjetëra viktima

Kanadaja ka regjistruar rekord ekstrem të rritjes së temperaturave për ditën e tretë radhazi.

49,5 gradë u regjistruan në Lytton në një fshat në verilindje të Vancouver.

Për shkak të temperaturave të larta janë shënuar dhjetëra viktima. Që nga e premtja janë shënuar mbi 130 viktima, shumica e të cilëve ishin të moshuar dhe me sëmundje shoqëruese.

Autoritetet bënë me dije se nxehtësia ishte një faktor që përkeqësoi gjendjen e tyre shëndetësore.

Më herët temperaturat në vend nuk kishin kaluar 45 gradë. Ndërkohë ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë valën e të nxehtit.

“Vancouver nuk ka provuar kurrë një nxehtësi si kjo dhe fatkeqësisht dhjetëra persona po humbin jetën”, tha një polici Steve Addison.


Shtuar 30.06.2021 11:47