Bota ende nuk ka Papën!
Tymi i zi doli nga oxhaku i Vatikanit më herët, duke treguar se ende nuk është zgjedhur një Papë i ri. Kardinalët votojnë sot në ditën e dytë të konklavës.
Votimi i radhës do të zhvillohet afërsisht në orën 17:30, ku mungesa e tymit do të sinjalizojë se nuk është marrë asnjë vendim, ndërsa tymi i bardhë do të tregojë se ka një Papë të ri.
Sërish sytë e të gjithë botës janë mbi oxhakun e Kapelës Sistine.
Në Sheshin e Shën Pjetrit, një prift i tha gazetarit të BBC më parë se përvoja e pritjes së tymit është “një përvojë shprese”.