Ngjarja e rëndë/ Publikohen pamjet tragjike nga momenti i shembjes së masivit të kromit në Klos, si përfundoi nën tokë punëtori 29-vjeçar (VIDEO)

Prej dy ditësh, vijon pa ndërprerje operacioni i kërkim-shpëtimit për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i zhdukur pas çarjes së një rezervuari uji pranë fabrikës së përpunimit të kromit në zonën e Qafë-Burrelit, në Klos.

Pamjet tregojnë momentin dramatik kur rezervuari i mbushur me ujë dhe rërë u ça, duke shkaktuar një vërshim të fuqishëm që përfshiu zonën ku ndodhej Beshiri, i cili po punonte me një eskavator.

Deri më tani, ekipet e kërkimit kanë gjetur vetëm disa pjesë të mjetit, por asnjë gjurmë të të riut.

Në vendngjarje janë angazhuar struktura të shumta të kërkim-shpëtimit, si dhe banorë dhe familjarë të Beshirit, të cilët po përballen me një terren të vështirë malor dhe sasi të mëdha materiali të zhvendosur nga incidenti.

Familjarët kanë kërkuar shtimin e forcave dhe intensifikimin e kërkimeve, ndërsa shpresat për një mrekulli po zbehen me kalimin e orëve.

 


Shtuar 5.05.2025 11:26