Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë seancën e radhës më 22 tetor.
Të lidhura
None found
Vendimi u mor sot nga Kryesia e Kuvendit. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu njoftoi gjithashtu se cilat çështje janë paraparë për rendin e ditës.
Haxhiu bëri të ditur se seanca do të nisë të enjten në orën 10:00. Krahas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare drejtuar kabinetit qeveritar, deputetët do të shqyrtojnë formimin e komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e RTK-së.
Ajo tha se projektligjet e miratuara në lexim të parë mund të përfshihen po ashtu në seancë, nëse komisionet parlamentare e përfundojnë punën për to dhe miratohet kërkesa për shmangie nga Rregullorja.




