Duket se kryeministri Edi Rama nga ofendimi i burrave shqiptarë duke i quajtur “çyrykë”, ditën e sotme kaloi në një term edhe më te rende.
Ai fyeu rëndë njerëzit me aftësi ndryshe duke përdorur termin “autik” për ata që votojnë opozitën në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Profesori Edmond Tupja, i cili ka një djalë autik, në një prononcim për Syri Tv, u shpreh se me deklarata e sotme vetëm sa i ‘vë vulën’, monstruozitetit të kryeministrit, që tregon qartë se ai urren jo vetëm veten e tij, por edhe njerëzit në përgjithësi.
Tupja thotë se Rama nuk ka dhembshuri për njeri, duke shtuar faktin se ai është një personazh i neveritshëm dhe i rrezikshëm për psikozën e tij, jo vetëm kombëtarisht por edhe ndërkombëtarisht.
“Për ata që kanë mend për të kuptuar e gjykuar kjo tregon se kemi një kryeministër çnjerëzor, në përmasa të jashtëzakonshme, nuk ka dhembshuri për njeriun. Ai ka një problem të madh me vetveten, urren edhe vetveten, edhe të tjerët i urren.
Është shoqërisht i rrezikshëm, ndërkombëtarisht i rrezikshëm. Nuk ka dhembshuri për tjetrin, është sadist. Kjo është një fyerje për mua dhe prindërve me fëmijë ndryshe, që kanë defekte fizike ose psikike. Zhgënjyese dhe çnjerëzore.
Kur hapa fjalorin një ditë, te fjala një epitet, përbindësh. Monstër. Përkufizimi i fjalës përbindësh në fjalor: ‘Njeri i pashpirt, mizor dhe i neveritshëm’.
Me këtë që ka bërë ai, Edi Rama është i neveritshëm, më vjen për të vjellë. I vuri vulën përbindshmërisë së tij”, u shpreh profesor Edmond Tupja.