Zhaklina: “Eglit i pëlqen të manipulojë, marrëdhënia me Gjestin ishte toksike”

Në një intervistë të zhvilluar së fundmi, Zhaklina ka shprehur opinionin e saj për marrëdhënien mes Gjestit dhe Eglit, duke e cilësuar atë si toksike dhe të dëmshme për të dy. Ajo ka kritikuar ashpër Eglin, duke thënë se ajo ka manipuluar me Gjestin gjatë gjithë kohës.

Në lidhje me shijen që i ka lënë kjo marrëdhënie, Zhaklin e përshkroi atë si shumë përfaqësuese të brezit të ri: “Më ka lënë një shije të marrëdhënies së gjeneratës Z, që nuk është një dashuri klasike, nga ato dashuritë me fejesa, martesa, unaza. Një marrëdhënie e gjeneratës së re, e cila, zihet, pajtohet, merret prapë, toksike, një marrëdhënie që lindi nga nevoja që të kem dikë që të mbështetem emocionalisht, që të bën të mbijetosh emocionalisht, dhe që është një ishull shpëtimi dhe një njeri që nuk të gjykon brenda kontekstit të Bigut”.

 


Shtuar 21.04.2025 18:02

Tags: , ,