Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ka zhvilluar një bisedë me Ilir Vrenozin, i njohur si demokrat në rrjetet sociale si dhe për video të ndryshme që publikon.
Kreu i qeverisë në rubrikën “Sy m’Sy”, zbuloi se çfarë kishte biseduar me Vrenozin në telefon, ndërsa publikoi edhe versionin e treguar nga vetë demokrati. Vetë Vrenozi tha se u habit kur mori një telefonatë nga Niko Peleshi që të fliste me kryeministrin Edi Rama.
“Më bie telefoni shikoj ishte Niko Peleshi. Më tha foli pak mikut tim. Marr telefonin në vesh dhe më thotë hë me Vrenoz si të kam? Mbeta unë! Tha jam simpatizant i videove të tua. Unë e shaj atë nga familja ai prapa simpatizant. Më foli sikur më kishte shok prej 30 vitesh. Ndoshta kanë një aftësi këta politikanët”, tha Vrenozi.
Ndërsa vetë kryeministri Edi Rama shtoi se “Vrenoz ja ku më ke, me tënden je në rregull, por halli i madh është me ata çyrykët e tu Vrenoz që ishin lëshuar jo donte ta blinte Rama, jo ja menderosi Vrenzoi Ramës, jo ja përplasi derën në fytyrë e tërci-vërci, që unë jam tifoz i videove të tua këtë e dinë shokët e tu dhe të mirë, Nikua, Raqka, Pendavini, por unë nuk e dija që Nikua fliste me ty dhe që ishit edhe miq këtë mos e dysho se e mora vesh deri dje në Pogradec”.
Vrenozi tregon variantin e tij të bisedës me kryeministrin “më tha Vrenoz unë jam në Pogradec për pak vijë në Korçë dhe dua të pi një kafe në privatësi pa kamera pa gjë të dy bashkë. Jo i thash nuk bëhet, domethënë unë meqë po më fton kryeministri e vlerësoj! Mos fillo të tallesh tha! E vlerësoj thash, por nuk pi kafe nëpër kshu. Unë jam qytetar dhe dera ime është e hapur”.
Rama iu përgjigj “të jemi të saktë unë të thash më takon t’i mua apo ke hall se të turret partia, dhe the “unë hall se më turret partia jam i djathtë dhe nuk jam anëtar partie, jam njëri i lirë”. Ishe në siklet dhe thash kam dëshirë të takoj dhe jo të vë në pozitë, kafe pa kamera dhe pa asnjë lloj publiciteti pi ti me mua?!”.
“Dëgjo tha unë në shtëpi s’të vij tani të pas 11 majit. Unë thash t’i thesha pas 11 majit të shpie të 5”, u shpreh Vrenozi.
Kreu i PS-së tha se në shtëpi do t’i shkojë pas 11 majit, ndërsa e ftoi që dhe ai të votoi numrin 5.
Vrenozi u shpreh më tej duke treguar bisedën me Ramën “dëgjo më tha mua nëse t’i do të ishe nga ana jonë, nga ana e majtë do të kisha futur në listën e mbyllur në Korçë. Unë qesha dhe thash ku kam shkollë unë për deputet, se mos kanë këta shkollë më shumë sidomos ai Nallbati i Bilishtit, ti më tha je më lart nga ata”.
Rama iu përgjigj “saktë me një ndryshim të vogël, nuk thash po të ishe ti nga ana a majtë, thash po të isha unë në vend të atyre që e kanë bërë këtë palolistën andej dhe unë e besoj këtë Vrenoz, besoj se jo vetëm ai që përmende ti që është çyryk fare, po asnjë asnjë jo në Korçë po as një listën e mbyllur të Tiranës nuk vlen sa ti, si kundërshtar flas. Jo vetëm se je ky që je një fytyrë dhe një linjë bardh e zi po ke dhe një gjë që ata se kanë nuk je çyryk, sikur të kishin aftësinë tënde kritike se të kam parë kur i kritikon dhe u bie për partinë e tyre nuk do të ishin sot të zhytur në llumrat e kënetës”.
“Nuk e di domethënë kam 12 vite që e shaj nëpër video, kuptova se derisa trokiti në dritaren e Vrenozit po ndjejnë diçka kanë frikë. Në Korçë kush është, Vrenozi opozitari dhe opozitari e refuzovi”, u shpreh Vrenozi.
“Tani e beson ti këtë Vrenoz, unë nuk e besoj që ti e beson këtë”, iu përgjigj Rama.
“Imagjinoni tani të dilte statusi aty Edi Rama jam në Korçë po pi kafe me Vrenozin! E mbylli Rama”, tha Vrenozi.
Rama iu përgjigj “jo jo nuk e kam mbyllur unë, unë sa e kam hapur me ty shyqyr që gjeta këtë linjë se se dija unë që flisnin me ty këta. Ne 5 më ke mua. Pasi ta mbyll me ata të tutë ne 5 jo ty, po as dreqin nuk i duhen dhe do dalin si mos më keq nga kjo garë këtë herë dhe këtë e di dhe ti do të vij në shtëpi me 5 trëndafila, do të vij te dera e shtëpisë ma hap derën s’ma hap derën atë e di ti. Tërë të mirat e di ti si do dalë kjo punë por s’të vë faj që nuk e thua”.