Salianji mesazh nga burgu: Kur demokratët i besuan ndryshimit arritëm një rezultat fantastik

Ish deputeti i PD-së Ervin Salianji, bën një mesazh nga burgu në rrjetin e tij social Facebook, kujton fitoren në Korcë të PD-së katër vite më parë.

Salianji u shpreh kur demokratët i besuan ndryshimit arritëm një rezultat fantastik.

Postimi i plotë:

Kur demokratët i besuan ndryshimit masivisht [????] [✌️] Në Korçë, 4 vjet më parë në çdo lagje dhe fshat na mirëpritën me mbështetje masive dhe të jashtëzakonshme.

Me mirënjohje, falenderim për cilindo dhe pa përtuar arritëm rezultat fantastik që sot Partia Demokratike të ketë të lehtë 6 mandate në Korçë


Shtuar 19.04.2025 22:34