Influencuesi britaniko-amerikan, Andrew Tate, ka qenë një nga emrat më të diskutueshëm të viteve të fundit.
Ai së bashku me të vëllanë janë të përfshirë në disa akuza që lidhen kryesisht me trafikim njerëzish dhe shfrytëzim seksual.
Në vitin 2022, u arrestuan në Rumani me disa persona të tjerë, ku autoritetet pretenduan se kishin krijuar një rrjet për të shfrytëzuar gratë në industrinë e pornografisë. Akuzat përfshinin gjithashtu edhe të tjera si organizatë kriminale dhe përdorim të forcës për të manipuluar viktimat.

Përveç këtyre akuzave ligjore, Tate ka qenë i kritikuar për qëndrimet e tij dhe deklaratat e kontestuara në lidhje me gratë dhe marrëdhëniet. Kjo ka ndikuar në krijimin e një imazhi mjaft të përfolur.
Megjithatë, në një nga intervistat e mëparshme Tate bëri një deklaratë me të cilën mori vëmendje të madhe.
Teksa u pyet se përse nuk kishte qëndruar në Rumani, ai përmendi shqiptarët duke theksuar: “Më shumë i frikësohesha disa gangsterëve shqiptarë se sa ligjit”.
E tani, ylli i famshëm ka marrë një dhuratë një makinë elektrike ‘Tesla Cybertruck’ me targa shqiptare.
I njëjti mbeti i habitur ku pa makinën duke shtuar se as nuk ka ide se kush ia ka sjell dhe përse.

“Unë nuk e kam blerë, nuk më pëlqejnë makinat elektrike, nuk e di se kush e ka sjell edhe pse është në emrin tim”, u shpreh ai.
Ndër tjerash theksoi: “Është nga shqiptarët, djemtë londinezë. Shumë para në të. Unë nuk e kam blerë këtë, betohem në Zot. Nuk kam idenë se çfarë është. Në Shqipëri është gjithçka legale për para”.
Çmimi i Tesla Cybertruck varion në bazë të modelit dhe konfigurimit, nga 80 mijë deri në 100 mijë dollarë.