Trump i bën thirrje Putinit t’i japë fund luftës: Vepro më shpejt, mijëra njerëz po vdesin

Në postimin e tij në platformën Truth Social, Presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi Rusinë.

Këtë e ka bërë duke kërkuar që Moska të përfshihet më aktivisht në negociatat, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Rusia duhet të veprojë. Shumë njerëz po vdesin, mijëra në javë, në një luftë të tmerrshme dhe të pakuptimtë. Një luftë që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë dhe nuk do të kishte ndodhur nëse unë do të isha president”, tha Trump.

Së fundmi, SHBA u largua edhe nga udhëheqja e grupit të aleatëve kryesorë të Ukrainës të njohur, si Grupi i Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG), duke e lënë atë në dorë të evropianëve që tani e tutje.

Tani kryesimi është marrë nga Britania e Madhe dhe Gjermania.

 


Shtuar 12.04.2025 09:47