Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Prizren, ku këngëtari Vllaznim Krasniqi është denoncuar i zhdukur nga bashkëshortja e tij, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi për disa ditë.
Ai kishte udhëtuar më 6 prill në një lokal nate në Topliqan të Suharekës për të kënduar, pasi nuk u kthye më, bashkëshortja e tij e lajmëroi Policinë më 9 prill, duke deklaruar se nuk kishte më asnjë kontakt me të dhe se ai kishte ikur pa lënë gjurmë.
Ajo përshkroi pamjen e tij dhe veshjen që kishte pasur, si dhe tatuazhet në trupin e tij.
Pavarësisht denoncimit, këngëtari u paraqit vetë në Stacionin Policor të Prizrenit, duke sqaruar se ishte larguar me dëshirën e tij dhe se nuk dëshironte më të jetonte me bashkëshorten, për shkak të problemeve që thotë se kishte me të.
Ai shpjegoi se gjatë këtyre ditëve kishte qëndruar në motele të ndryshme në Prizren dhe kishte shmangur kontaktet me të, sipas raportimeve të Gazetës Sinjali.