Ditën e djeshme, një aksident tragjik ndodhi në Milano të Italisë, ku humbi jetën 45-vjeçarja shqiptare Dorina Bardhi.
Ajo ishte duke udhëtuar me makinë bashkë me vajzën e saj 9-vjeçare, kur u përplas me një kamion.
Vogëlushja u dërgua me helikopter në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Aksidenti ndodhi në Pozzuolo Martesana pasditen e së hënës. Gruaja po udhëtonte në bordin e një Opeli që u përplas me një kamion përgjatë Cassanese në lartësinë e Cascina Piola, në pjesën lindore të Milanos.
Dinamika e saktë e aksidentit po hetohet nga policia lokale e Pozzuolos, e cila ka ndërhyrë në vendngjarje për të kryer hetimet.
Sipas rikonstruksionit, makina që drejtohej nga 45-vjeçarja po shkonte në drejtim të Pozzuolos, ndërsa kamioni po lëvizte në korsinë e kundërt, në drejtim të Melzos.
Automjeti tip Opel Corsa për arsyet që po konstatohen aktualisht, ka humbur kontrollin dhe është kthyer në korsinë e kundërt ku në moment po afrohej kamioni.
Më pas, goditja e dhunshme dhe makina përfundoi jashtë rrugës.
Qendra operative 118 dërgoi në vendngjarje dy autoambulanca, një makinë mjekësore dhe një helikopter shpëtimi. Nuk mund të bëhej asgjë për gruan e cila ndërroi jetë në vendngjarje.