Pas Velipojës dhe Drimadhes, një tjetër sherr ka ndodhur brenda 24 orëve për shezlonget. Këtë herë në Ksamil.
Ka qenë policia ajo që ka shkuar në stacionin e plazhit të biznesmenit, Albert Sula dhe hoqën disa shezlonge.
Pas heqjes së shezlongeve, pronari ka thënë se është e padrejtë sepse ai disponon dokumentet për hapësirën e plazhit. Fatmirësisht përplasja nuk ka agravuar më tej.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të turistëve të cilët nuk po gjejnë paqe këtë sezon veror.
Kujtojmë se për shezlonge, u vranë mbrëmjen e djeshme 4 persona, ndërsa në Drimadhë, një person dogji 60 shezlonge./albeu.com