Humbi kontrollin e mjetit dhe shkaktoi aksident me të lënduar, arrestohet shoferi 34-vjeçar në Tropojë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e  Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin B. GJ, 34 vjeç, banues në Fierzë, Tropojë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Fierzë-Tropojë, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me automjetin tip Kamion, me drejtues shtetasin G. P., banues në Lekbibaj.

Për pasojë ka pësuar dëmtime pasagjeria shtetësia B. P., banuese në Lekbibaj, e cila pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Tropojës,  është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Kukësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”./albeu.com


Shtuar 28.06.2021 20:07