Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, gjatë një deklarate për media është shprehur jo shumë optimist në lidhje me negociatat me Bashkimin Europian.
Zaev tha se Maqedonia e Veriut është djegur disa herë prandaj nuk dëshiron t’i rrisë shpresat qytetarëve se më 6 tetor do të ketë një datë për fillimin e bisedimeve me BE-në.
“Nuk ka logjikë, duke pasur parasyh se vendimet e tilla, Këshilli Evropian dhe Këshilli për Punë të Përgjithshme i sjell në fund të gjysmëvjetorit, kur përfundon udhëheqja e një vendi të caktuar. Tani më 1 korrik është Sllovenia dhe bsoj se Sllovenia gjithashtu do të tregoj fokus serioz në këtë çështje”, tha Zaev.
Kujtojmë se ishte Bullgaria ajo që ribllokoi Maqedoninë e Veriut tani në qershor, duke mos lëshuar pe për të nisur bisedimet së bashku me Shqipërinë./albeu.com