Një vajzë 7-vjeçare nga Misuri SHBA, e quajtur Scarlett Selby, ra në koma pas një sfide virale TikTok. E mitura po kopjonte një sfidë që ajo kishte parë në TikTok dhe YouTube, ku njerëzit vendosin një kub stresues të bërë prej gome me një mbushje me polivinil alkool në frigorifer, e më pas e vendosin në mikrovalë për disa sekonda për ta bërë më të lakueshëm.
Ky eksperiment në dukje i padëmshëm shkoi keq, pasi lodra xhelatinoze shpërtheu, duke djegur fytyrën dhe kraharorin e vogëlushes.
Prindërit dëgjuan britmat e dhimbshme të 7-vjeccares dhe vrapuan që ta ndihmonin.
Babai dhe nëna e saj, Amanda Blankenship, e çuan vajzën e tyre në Spitalin e Fëmijëve. Ajo ishte në aq shumë agoni saqë ishte ende duke bërtitur nga dhimbja edhe pas mbërritjes.
Pas mbërritjes në institucion, mjekët e vendosën Scarlett-in në një koma të induktuar, ku ajo qëndroi për tre ditë sepse ata ishin të shqetësuar se djegiet në gojën e saj, do të shkaktonin fryrjen dhe mbylljen e rrugëve të saj të frymëmarrjes.
Ndërkohë, TikTok paralajmëron në faqen e tij se platforma nuk “lejon shfaqjen ose promovimin e aktiviteteve dhe sfidave të rrezikshme apo dhunës”, por raste të tilla nuk kanë qenë të pakta.
Platforma po mbyllet përfundimisht në Shqipëri, teksa një diskutim i tillë u bë edhe në Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë, presidenti Donald Trump, zgjati afatin për mbylljen e platformës, duke tentuar një marrëveshje për blerës të rinj.