Erdhi dita e shumëpritur për italianët, nga sot hiqen maskat

Duke filluar nga sot (datë: 28.06.2021) qytetarët italianë mund të lëvizin pa maska mbrojtëse në ambientet e hapura.

Lajmi është publikuar disa ditë më parë nga autoritetet shëndetësore, por ka hyrë në fuqi këtë të hënë.

Prej kohësh, Italia po përballet me situatë më të qëndrueshme dhe më të lehtësuar nga COVID-19. Megjithatë, maska do të jetë e detyrueshme në ambientet e brendshme, dyqane, muzetë, kinematë, teatrot dhe transportin publik, theksojnë autoritetet.

Në anën tjetër, Komiteti Teknik i Ekspertëve në Itali, i bën apel qytetarëve që të mbajnë maskën mbrojtëse me vete, e ta përdorin kur të jetë e nevojshme.
Për personat me sëmundje kronike dhe familjarët e tyre, autoritetet sugjerojnë që të mbajnë maska, si në ambientet e mbyllura dhe në ato të hapura.


Shtuar 28.06.2021 10:58