Momentet e nxehta në krevat me Beartin, Enca përsërit skenën e “skandalit” me Tean? (FOTO LAJM)

Enca ka publikuar projektin muzikor, në të cilin bën pjesë edhe Bearti, një nga ish konkurrentët e Për’puthen që u komentua gjatë për lidhjen e tij me Tean.

Historia e tyre u bë publike pasi dolën pamjet duke pushuar në një shtëpi në Kosovë, ku hapet dera dhe shfaqen të dy pranë njëri-tjetrit.

Ky moment duket se është përsëritur në këngën e Encës, e cila shfaqet gjysmë e zhveshur pranë Beartit dhe gjithçka duket se është bërë për shkak të fabulës së projektit muzikor.

Për disa ditë me radhë, qarkulluan pamjet “hot” të Encës me Beartin.

Ndërkohë, pas ndarjes nga Tea Trifoni, që i habiti të gjithë fansat e ish-çiftit, Bearti ka treguar se vazhdon të ketë marrëdhënie shumë të mira me vajzat shqiptare dhe se tashmë ka krijuar shumë më tepër shoqëri me to.


Shtuar 28.06.2021 10:58