Greta Gjoci është larguar sot nga ambientet e IEVP Pojskë, pasi GJKKO vendosi të pezullojë ekzekutimin e dënimit të saj. Vetëm një ditë më parë, 33-vjeçarja ishte dërguar në burg bashkë me foshnjën e saj 4-muajshe.
Gjoci ishte dënuar me 6 vite e 8 muaj burgim. Vendosja e saj në qeli me fëmijën e vogël tërhoqi vëmendjen e institucioneve, ndërsa Avokati i Popullit nisi verifikimin e kushteve dhe mënyrës së trajtimit të nënës dhe foshnjës. Në kuadër të këtij procesi, një grup pune vizitoi institucionin dhe zhvilloi një takim me Gretën.
Të lidhura
None found
Me vendimin e marrë sot, GJKKO pezulloi për një vit ekzekutimin e dënimit, duke mundësuar daljen e saj nga burgu.
Pasi u përmbyllën procedurat, bashkëshorti i 33-vjeçares shkoi në IEVP Pojskë për ta marrë. Greta Gjoci u largua nga burgu së bashku me të shoqin dhe foshnjën 4-muajshe, duke u nisur drejt banesës.
Familjarët zgjodhën të mos flasin para kamerave në momentin e daljes. Megjithatë, jashtë kamerave ata falënderuan gjykatën për vendimin e dhënë sot, pa bërë deklarata publike për mediat.







