Mes tyre dhe Musaeni 20 vjeçar, këta janë 4 viktimat e masakrës në Velipojë

Këta janë katër viktimat e masakrës së ndodhur mbrëmë në Velipojë.

Një përleshje me armë për shezlonat në breg të detit, i mori jetën Kujtim Ferracakut 59-vjeç, Xhovani Gocajt 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli, viktima më e pafajshme vetëm 20 vjeç.

Ndërkohë që vëllai i Kujtim Ferracakut, 54-vjeçari Hasan Ferracaku dhe nipi i tij 17-vjeçar Elmilind Dyli, janë plagosur dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ditën e sotme policia ka shpallur në kërkim djemtë e Hasan Ferracakut, Abedin, Shyqyri dhe Besar Ferracaku janë shpallur në kërkim.

Anëtarët e familjes Ferracaku u përleshën me ata të Gocajt për të ndarë shezlongët për hotelet që kanë në pronësi por sherri degradoi në përdorimin e armëve.


Shtuar 27.06.2021 22:51