Hetimet ndaj Veliajt/ Ish-deputeti i PS Vladimir Kosta merret në pyetje nga Prokurorët e SPAK

Ditën e sotme, ish-deputeti i PS-së, Vladimir Kosta, është thirrur në SPAK ku është marrë në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm.

Ai dëshmoi për hetimet ndaj Veliajt dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës. Sky Tower, është kulla e Kostës dhe pikërisht aty Xoxa ka zyrat e ‘Harabel’.

Pas daljes nga ambientet e SPAK-ut, ish-ligjvënësi socialist refuzoi të tregonte për mediat mbi çështjen që u thirr në Prokurorinë e Posaçme.

“Asgjë s’them gjë hiç”, deklaroi ai për gazetarët.


Shtuar 26.02.2025 13:45