Kreu i SPAK, Altin Dumani, shprehet se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e strukturave të posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore.
Gjithashtu, Dumani deklaroi se ata duhet të vazhdojnë normalitetin e tyre, sa kohë që nuk janë në shkelje me ligjin dhe në përmbushje të detyrimeve ligjore e kushtetuese.
“Askush nuk duhet të ketë frikë sa kohë është në përmbushje të detyrimeve ligjore e kushtetuese, e askush nuk duhet të ketë frikë sa kohë që është në përmbushje të detyrave të tij.
Ne jemi institucioni i ndjekjes penale dhe është detyrimi kushtetues dhe ligjor që sa herë para nesh paraqitet një rast për tu trajtuar, një fakt penal, ne jemi të detyruar të ushtrojmë ndjekjen penale dhe të bëjmë të gjitha verifikimet e nevojshme në funksion të ngritjes së një akuze të suksesshme.
Ky është detyrim kushtetues dhe ligjor, por patjetër askush nuk duhet të ketë frikë, të vazhdojë me normalitetin e tyre të përditshëm sa kohë nuk janë në shkelje të ligjit”, u shpreh Altin Dumani.
Deklarata e Dumanit vjen pasi Edi Rama u shpreh se partitë politike nuk mund të survejohen dhe uroi që kjo të jetë thjesht një “lajthitje e momentit”.
“Nuk mund të survejohen partitë politike në një proces elektorale. Uroj që kjo të jetë një lajthitje e momentit dhe menjëherë të dalët çdo lloj survejimi në territor sepse nuk mundet kurrën e kurrës të kthehemi në kohërat e errëta se kush merret me politike të survejohet. Dalja në këto pozicione është ndërhyrje në liritë dhe të drejtat politike të shqiptarëve dhe përfaqësuesve të tyre”, tha kreu i qeverisë.