Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas informacioneve, raportohet se viktima dhe 3 të aksidentuarit ndodheshin në një furgon dhe po shkonin në punë, por furgoni që po udhëtonin është përplasur me trafikndarësen e autostradës.
Më pas, pasi furgoni është përplasur 4 persona që ndodheshin brenda tij kanë dalë të shohin dëmtimet, në ato momente një automjet ka ardhur me shpejtësi dhe i ka përplasur.
28-vjeçari Gëzim Muçaj, ka ndërruar jetë teksa po transportohej në spital, ndërsa 3 të aksidentuarit e tjerë, Eduart Ripa, Ervin Qira dhe Shkëlqim Doci, ndodhen tek Trauma në gjendje të rëndë.