Shiste kokainë dhe kanabis pranë shkollave, arrestohet 27-vjeçari në Librazhd

Një 27-vjeçar, është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi dyshohet se shiste lëndë narkotike të ndarë në doza pranë institucioneve arsimore.

Në pranga ka rënë shtetasi E. C., banues në Durrës, i cili, sipas policisë, ishte akomoduar përkohësisht në Librazhd dhe ndryshonte shpesh vendbanimin me qëllim shmangien e zbulimit dhe vijimin e aktivitetit të dyshuar të shitjes së drogës.

Të lidhura

None found

Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti dhjetëra doza të dyshuara kokaine dhe Cannabis Sativa, të përgatitura për shitje. Gjithashtu, u sekuestrua automjeti me të cilin lëvizte 27-vjeçari, i cili rezultoi se drejtohej pa leje.

NJOFTIMI:

Librazhd/Finalizohet operacioni i koduar “Zhvendosja”. Goditet një tjetër tentativë për të shitur lëndë narkotike, në doza, në afërsi të shkollave. Ndryshonte vendbanimet e përkohshme në Librazhd, me qëllim shitjen e dozave të Kokainës dhe Cannabisit, arrestohet 27-vjeçari, banues në Durrës.

Vihet në hetim shtetasi që e shoqëronte, pasi kishte me vete mjet prerës. Sekuestrohen doza Kokaine dhe Cannabisi, automjeti që drejtonte i arrestuari, pa leje, si dhe mjeti prerës (thikë) dhe 3 celularë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, si rezultat i administrimit të shpejtë, në drejtimin e Prokurorisë, të një informacioni të siguruar në rrugë operative, finalizuan operacionin e koduar “Zhvendosja”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. C., 27 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi M. T., 21 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 27-vjeçari, banues në Durrës, ishte akomoduar përkohësisht në Librazhd, ku ndërronte shpesh njësinë e banimit, me qëllim shitjen e lëndëve narkotike, në doza, në afërsi të institucioneve arsimore. Gjatë kontrolleve fizike, 27-vjeçarit iu gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, të ndara në dhjetëra doza, gati për shitje, ndërsa 21-vjeçarit që e shoqëronte iu gjet 1 mjet prerës (thikë). Më tej, nga verifikimet rezultoi se shtetasi E. C., automjetin me të cilin lëvizte për të shpërndarë dozat, e drejtonte pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar më 7.10.2026 13:29

sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombullbahisjojobet girişbetebetholiganbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetbetasus girişbetasusbetasus girişBetasusKralbetmeritkingdinamobet girişmobilbahisporno videoporno izlepornotürk porno izleporno izlepornogamdom girişgamdomdoedaporno video izlejojobetdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren siteleronwinGrandpashabetcasinofastjojobet girişjojobetbetwoon