Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i KESH Erald Elezi janë paraqitur sërish sot në Prokurorinë e Posaçme. Sipas mediave, Gjyli ka qëndruar në ambientet e SPAK për të paktën 30 minuta i shoqëruar me avokatin e tij.
Dy vartësit e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, Gjyli dhe Elezi janë paraqitur në SPAK edhe javë me parë, në lidhje me vijimin e hetimeve që po zhvillohen ndaj tyre, teksa akuzohen për korrupsion dhe “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera”.
Të lidhura
None found







