Kryeministri Edi Rama, e komentoi me ironi procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor drejt BE.
Nga një panel në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, Rama tha se kur vendi ynë nisi këtë proces ishte pa thinja dhe mjekrën shumë herë më të shpeshtë.
Rama tha se Netilx do duhej të bënte dy seriale, një për BE duke thënë se do ishte pacienti me 27 mjekë, por njëri u çmend dhe u largua (Britania e Madhe) dhe SHBA do ishte shfaqja me një sherif.
Kur e nisëm procesin i kisha të gjithë flokët e zeza dhe mjekrën shumë herë më të shpeshtë por duke qenë një dashamirës i Netflix do të thoja që nga ajo që kam parë këto 2 ditë këtu, mund të bëhen dy seriale:
BE: Pacienti me 27 mjekë, ishin 28 por njeri u çmend dhe u largua nga Spitali.
SHBA: do të ishte “shfaqja me një sherif”.
BE duhet të ndajë mendjen për atë çfarë po ndodh, Sepse ka ndryshuar sa i takon qëndrimi kundrejt nesh dhe ritmit të përafrimit për BP.
Ajo që po ndodh është që ndryshon shumë ngadalë.
Ajo çfarë është jashtë BE nuk mund të jetë një hapësirë që mund ta marrë kushdo por vetëm BE.
BE duhet të ndajë mendjen për atë çfarë po ndodh, sepse ka ndryshuar sa i takon qëndrimi kundrejt nesh dhe ritmit të përafrimit për Ballkanit Perëndimor.
Ajo që po ndodh është që ndryshon shumë ngadalë e shumë pak. Mund të flasim gjithë ditën për procesin e bazuar në meritë por ka ardhur koha të bëhet nga ndarje e qartë, procesi i bazuar në meritë duhet të jetë vetëm për votën në KE.
Bazuar në meritë nuk mund t ë nënkuptojë sjelljen e vendeve të BE për tregun e përbashkët.
Mendoj që kjo mund të përshpejtohet e mund të jetë diçka që lidhet shumë më tepër me sjelljen e asaj pjesë e Europës që nuk është në BE, shumë më pranë.
Nëse mendojmë për kontinentin pa Rusinë, jemi 700 milionë, një treg i jashtëzakonshëm”,- tha Rama.