Shpërthim në banesën e punonjësit të SHISH

Një banesë është trondiutr nga një shpërthim me një sasi të vogël tritoli mbrëmjen e djeshme në katin e parë të një pallati në qytetin e Burrelit.

Lënda plasëse është vendosur në derën e banesës së punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit, Alfred Karaj.Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të vogla materiale.

Njoftimi i plotë 

Rreth orës 23.35, në derën e banesës së shtetasit A.K., në katin e parë të një pallati, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga shpërthimi i secilës ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet e para rezulton se në banesë nuk ka patur njeri në kohën kur ka shpërthyer lënda plasëse.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Mat, po vijon punë për zbardhjen ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve.


Shtuar 21.03.2021 08:57