Benzema gati të hyjë në historinë e Real Madridit, barazon rekordin e golave me Santillanan

Ylli francez i Real Madridit, Karim Benzama ditën e djeshme ka barazuar rekordin e golave të Santillanan me 186 në La Liga.

Karim Benzema po vazhdon të shkëlqejë me paraqitjet e tij për Real Madridin.

Francezi shënoi dy gola dhe regjistroi një asistim në fitoren e fundit në La Liga ndaj Celta Vigos.

Tani, Benzema është duke u ngjitur me shpejtësi drejt tre vendeve të para të golashënuesëve në histori të Real Madridit. Ai qëndron prapa Cristiano Ronaldos i cili ka 312 gola, Raul Gonzalez 228 gola dhe Alfredo di Stefano 216.

Benzema ka 186 gola në La Liga dhe ka barazuar rekordin e Carlos Santillana.

Ky është sezoni i tij i 12-të në klub dhe Benzema ka luajtur në 373 ndeshje të La Ligas gjatë kësaj kohe, ai kishte bërë debutimin e tij më 28 gusht 2009, në një ndeshje kundër Deportivo La Corunas dhe golin e tij të parë e shënoi në 20 shtator 2009, kundër Xerez.

Me dy golat ndaj Celtas, francezi ka arritur shifrën e 17 golave në La Liga dhe 23 golave në të gjitha garat./


Shtuar 21.03.2021 08:54