Sulmohen natën zyrat elektorale të dy partive në Fier, çfarë ndodhi

Nata nuk ka qenë e qetë në Fier. Zyrat elektorale të dy subjekteve politike janë sulmuar gjatë natës.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në lagjen “1 Maj”, në rrugën “Jani Bakall” dhe pranë poliklinikës.

Kanë qenë shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar të dëmtuara me gur dy xhama të zyrave elektorale të dy subjekteve politike.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 03:00, në lagjen “1 Maj” Fier, në rrugën “Jani Bakalli” dhe pranë poliklinikës, nga ana e shërbimeve të Policisë së rendit, janë konstatuar të dëmtuara me gur dy xhama të zyrave elektorale të dy subjekteve politike.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. /albeu.com/


Shtuar 21.03.2021 09:00