Prokuroria e posacme, kërkon shpalljen fajtor të Gazment Bardhit për vepren penale të shpifjes, në gjyqin ndaj Edmond Sulës.
Nga ana tjetër, avokatët e Bardhit i thanë gjykatës që nuk mund të dënohet për deklarimet në parlament, pasi ata janë bërë në cilësine e deputetit, për këte arsye kërkoj të shpallet i pafajshëm.
Gjykata pasi u tërhoq për vendim, vendosi që Gazment Bardhi të shpallet i pafajshëm.
Për gjyqin me Edmond Sulajn, u vendos për pushimin e çështjes.