Arbër Hajdari “ia plas në sy” Valbonës: Je një dhunese e paparë veshësh

Arbër Hajdari ka “këshilluar” hapur Valbonën, që të ulë tonin e saj të zërit. Kjo pasi banorja gjatë debatit me Laertin dhe Eglin filloi të fliste më zë të lartë, gjë që ka shqetësuar opinionistin e Big Brother Vip.

“Je dhunese veshësh, e paparë. Do të të ngjisnin më shumë fjalët nëse do të ulje volumin nga 10 te 5. Atëherë do të kishin më shumë peshë fjalët që thua”, tha Arbër Hajdari.


Shtuar 11.02.2025 23:34