Borussia Dortmundi ka triumfuar 3-0 në udhëtim te Sporting Lisbona në ndeshjen e parë të play-off-it në Ligën e Kampionëve.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, përkundër se të dyja ekipet patën shumë raste për të shënuar gol.
Por, në 45 minutat e dytë, skuadra gjermane ia doli të realizonte dy herë.
Në minutën e 60-të, Serhou Guirassy kaloi Dortmundin në epërsi me një gol të bukur.
Pascal Gross dyfishoi epërsinë, kur u asistua nga Guirassy vetëm tetë minuta më vonë.
Fitoren e Dortmundit e vulosi Karim Adyemi, kur shënoi për 3-0 në minutën e 82-të.
Në ndeshjen e kthimit mes dy skuadrave do të vuloset se kush do të kalojë tutje në fazën e eliminimit direkt në garën më të madhe për klube në Evropë. /Telegrafi/