Romario Brunga është i riu, i cili u gjet i vrarë në Balldre të Lezhës. Ai u gjet pa shenja jete brenda makinës së tij pasditën e sotme nga kalimtarë të rastit.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e dinamikës. Policia po heton dy pista, atë të atentatit dhe të vetëvrasjes. Kjo për shkak se viktima ka vetëm një plumb në trup.
Trupi i të riut është transportuar drejt morgut, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore. Sakaq, janë ngritur edhe disa pika kontrolli për kapjen e autoreve.