LAJM I PERDITESUAR – Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Pejë, konkretisht në fshatin Çubrel, ku tre persona kanë humbur jetën. Rastin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.
“Situata është rënduar pas aksidentit në Çubrel, me tri viktima deri tani të konfirmuara nga Policia e Kosovës. Thellësisht i prekur nga ky aksident ku u shuan tri jetë. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjeve”, shkroi ai.
Ndërkohë, Policia e Kosovës konfirmon aksidentin e ndodhur sonte në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor në fshatin Çubrel të Skenderajt, me tre viktima dhe pesë persona tjerë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë.
Policia informon se në këtë aksident janë përfshira dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë.
Personat që kanë humbur jetën janë persona civil, njofton policia.
“Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente, IPK-ja dhe Prokurori kompetent të cilët pritet të dalin në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.