Anija “Cassiopea” u nis drejt Shqipërisë me 49 emigrantë në bord, 53 të tjerë refuzojnë transferimin në Gjadër

Pas dy dështimeve të njëpasnjëshme, pala italiane po tenton për herë të tretë dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në kampin e Shëngjinit.

Sipas medias italiane ANSA, bëhet me dije se rreth 49 emigrantë që besohet se vijnë nga Egjipti dhe Bangladeshi, ndodhen në bordin e anijes Cassiopea për t’u transferuar në Shqipëri, ku do të nisin procedurat e pritjes, qëndrimit dhe vlerësimit të rasteve individuale.

Të lidhura

None found

Emigrantët pritet që të mbërrijnë në kampin e Shëngjinit mëngjesin e 27 janarit, me anijen e Marinës ushtarake italine Cassiopea.

Ndërkaq, sipas prestigjozes italiane Corriere della sera, 53 migrantë të tjerë kanë dorëzuar vullnetarisht pasaportat e tyre për të shmangur transferimin në Shqipëri.

Ky veprim mundëson përshpejtimin e procedurave të verifikimit të statusit të tyre, edhe pa qëndrimin e detyruar, duke rritur mundësitë për riatdhesimin e atyre që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në BE.

Pavarësisht se ende nuk është marrë vendimi nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian, i parashikuar për 25 shkurt, rifillimi i operacioneve nxitet nga shtimi i zbarkimeve: 1,264 mbërritje në gjashtë ditët e fundit.

Anija “Cassiopea” po përdoret për transferimin e tretë të azilkërkuesve në Shqipëri, pas dy të parave në tetor dhe nëntor.

Meshkuj, të rritur, me shëndet të mirë dhe që vijnë nga vende të sigurta – do të hipin në Cassiopeia, ku do të bëhet një kontroll fillestar.

Mjeti patrullues do t’i çojë më pas në portin e Shëngjinit, ku është ngritur kampi ‘italian’ dhe do të kryhen procedurat e identifikimit.

Pas kësaj procedure, ata do të qëndrojnë në kampet e italiane të ngritura në Shqipëri, ku do të presin pranimin ose jo të kërkesave të tyre për Azil.


Shtuar më 26.01.2025 11:42

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş