Tajvani goditet nga tërmeti, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 6.4 i dhkallës Rihter, goditi Tajvanin jugor, duke dëmtuar disa ndërtesa dhe duke plagosur të paktën 27 persona, thanë autoritetet e ishullit.

Midis tyre ishin gjashtë persona, përfshirë një foshnjë një muajshe, të cilët u shpëtuan nga një shtëpi e shembur në distriktin Nanxi, Tainan.

Nuk raportohet për të vdekur, megjithëse ekipet e shpëtimit janë ende duke vlerësuar dëmet.

Epiqendra e tërmetit, ishte në qytetin Dapu në qarkun Chiayi në një thellësi prej 9.7 kilometrash, thanë autoritetet, raporton AP.


Shtuar 21.01.2025 08:57

Tags: ,